Ngrihet Byroja antikrim, Ajazi gati të largohet, thirret Sollaku

2015-08-21 1

Pranë kryeministrit Edi Rama pritet të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit. Një formulë e reformimit të strukturave të hetimit dhe parandalimit të krimeve, trafiqeve, kontrabandës dhe korrupsionit e bërë publike që para zgjedhjeve nga lideri i atëhershëm i opozitës Edi Rama, tashmë kryeministër i zgjedhur që pret të marrë detyrën në shtator të këtij viti pas miratimit në Kuvend dhe betimit para presidentit të Republikës.