Nju Jork, bastisje shtëpie për një tenxhere presioni

2015-08-21 3

Një grua në Nju Jork e cila ka qenë duke kërkuar mënyra më të mira për të gatuar thotë se është bastisur nga policia pasi ajo dhe bashkëshorti i saj kishin kërkuar në Google për "tenxhere me presion" dhe "çanta shpine". Michele Katalano e ka shkruar këtë përvojë të hidhur të saj, në blogun personal, një ditë pasi autoritet policore i kthyen përmbys shtëpinë. Gruaja tha se kërkimi në Google i krijoi një "stuhi të vërtetë të profilizimit të terrorizmit" pas sulmit me bombë në maratonën e Bostonit më 15 prill, ku u përdorën tenxhere me presion të mbushura me eksplozivë, si dhe çanta shpine. Blogu i saj ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pas bërjes publike të programeve të vëzhgimit që Agjencia Kombëtare e Sigurisë përdor për të monitoruar komunikimet elektronike dhe ato telefonike. Megjithatë, nga policia e Nju Jorkut mbrojnë një version tjetër të bastisjes së familjes Katalano. Sipas saj, detektivët e inteligjencës penale ishin kontaktuar nga një kompani kompjuterike se një ish punonjëse kishte bërë kërkime të dyshimta në një kompjuter të punës së saj, që përfshinte "bomba me tenxhere me presion" dhe "çanta shpine". Skenarët e përgjimit në kompjuterë janë bërë pjesë e përditshmërisë së amerikanëve, pasi ish spiuni Eduard Snouden i tregoi botës programet që Agjencia e Sigurisë Kombëtare amerikane përdor për të mbikëqyrur njerëzit. Në bazë të kërkimeve që bëjnë individët në internet, policia profilizon të gjithë ata persona që mund të shfaqin dyshime për terrorizëm. Melihate Rustemi

Free Traffic Exchange