Monstra e 'Klivlandit' dënohet me burg të përjetshëm

2015-08-21 2

Ariel Kastro, i njohur si "Monstra i Klivlendit" u dënua me burg të përjetshëm për rrëmbim dhe dhunim sistemiatik në shtëpinë e tij 3 grave për 11 vjet. Kastro për pak iu shmang dënimit me vdekje pasi gjykata i dha mundësinë ta pranon fajin në mënyrë që të mos ekzekutohet. Kastro edhe përskaj të gjitha provave që janë gjetur dhe që e shpallin fajtorë për 937 pikat e akuzës, konsideron veten si një të sëmurë seksual i cili vuan nga varëshmëria duke arsyetuar veten se edhe si fëmijë e kanë abuzuar atë. Madje edhe motra e dhunuesit ka dalë në mbrojtje Kastros duke thënë se ai nuk është një njeri i tillë.

"Në të shumtën e rasteve ose mos të them në të gjitha rastet, marrëdhëniet ishin me pëlqimin e dy palëve. Akuzat se i kam dhunuar janë të pa vërteta. Këta njerëz mundohen të më shfaqin si një monstër por un nuk jam një monstër. Un jam i sëmurë. Problemi seksual është fiksuar në kokën time dhe ashtu jam impulsiv", tha Ariel Kastro, dhunuesi i 3 grave.

Të 3 gratë e abuzuara Mishell Najt, Xhina de Hezus dhe Amanda Beri për gjatë gjithë kohës kanë shkruar ditarë për jetën e tyre brenda në shtëpi ku shfaqen skena nga më të errëta. Gratë kanë shkruar për torturat e dhunuesit i cili nuk i lëshonte të shkojnë as në toalet dhe i mbante nën kontroll me bindjen se janë në varshmëri të tij. Mishell e cila ishte njëra prej viktimave ka ngelur shtatzëne për 5 herë por fëmijët u ka abortuar me force nga dhunuesi. Ai sa herë që ka kuptuar për shtatzëninë e saj, e ka mbyllur në dhomë të errët duke e shërbyer vetëm me çaj, duke e rrahur dhe shtyrë të bëj ushtrime për barkun. Gjyqi i lejoi viktimës ti drejtohet dhunuesit me një letër në të cilën ajo thot se edhe dënimi me vdekje është i pakët për krimin që ka bërë.

Ti më more 11 vjet nga jeta ime dhe un i ktheva prapë. Kalova 11 vite në ferr kurse ferri yt sapo ka filluar. Un do ta kaloj këtë që përjetova, por ti do jetosh në ferr gjithë jetën.
Kjo grua ka arritur ta mbaj në jetë fëmiun e fundit e cila është një vajzë tani në moshën 6vjeçe, e cila pas testimit të AND-së, është vërtetuar se është vajza e "monstrës nga Klivlendi" Mishell Najt, e abuzuara. Ferikan Iljazi