SHBA, aktivistët hedhin vodka në rrugë kundër trajtimit të homoseksualëve në Rusi

2015-08-21 1

Rusi - Aktivistë në Los Angeles hodhën vodka në rrugë në shenjë proteste kundër ligjeve të reja në Rusi që kanë vënë në shënjestër homoseksualët. Udhëheqësit e komunitetit dhe pronarët e disa lokaleve gay u mblodhën në qendër të qytetit të Hollivudit duke zbrasur shishet e pijes së famshme ruse Stolichnaya.

"Kjo është mënyra jonë për të treguar mbështetjen tonë dhe tërhequr vëmëndjen e mediave mbi çfarë po ndodh atje" tha një aktivist.

Që atëherë, pronarët e bareve kryesisht homoseksualë nga San Francisko në Nju Jork kanë premtuar që të ndalojnë të shërbejnë pijen e famshme dhe vodka të tjera ruse. Bojkoti është fokusuar kryesisht tek kompania që prodhon këtë pije edhe pse ka thënë se ajo mbështet të drejtat e homoseksualëve.

Ky veprim vjen pasi një 23-vjeçar rus ishte torturuar dhe vrarë pasi kishte zbuluar tek një mik se ai ishte homoseksual. Në qershor, presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që ndalon propagandën homoseksuale ku në bazë të kësaj të gjithë aktivitetet që promovojnë aktivitetet gay në Rusi do të ndalohen dhe organizatorët do të gjobiten.

Gjithashtu shefi i Kremlinit ka nëshkruar një tjetër ligj që ndalon shitjen e pijeve alkolike gjatë Kupës së Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi.