Durrës, gjendet i mbytur një 50-vjeçar i paidentifikuar

2015-08-21 6

Një burrë rreth 50 vjeç është gjendur i mbytur në plazh sot. Viktima është parë në breg nga pushuesit, i nxjerrë nga uji. Qytetarët njoftuan policinë, e cila erdhi në vendngjarje dhe e dërgoi të mbyturin në morgun e qytetit të Durrësit. Identiteti i 50-vjeçarit ende nuk njihet dhe tashmë policia është aktivizuar për zbulimin e tij dhe shkaqet e mbytjes. Nuk ka të dhëna për shenja dhune mbi trupin e tij.

Free Traffic Exchange