Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrat e rinj të PS në kabinetin qeveritar, që pritet të nisë punën në shtator. Ky është takimi i parë i kabinetit, emrat e të cilit u bënë publikë vetëm dje, i cili është zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste dhe ka zgjatur për rreth 45 minuta pa praninë e mediave. Siç bën të ditur gazetarja e "A1 Report", Joniada Koçi, në takim organizativ u diskutua për punësimet në administratë dhe punën e qeverisë së re.