Teuta Arifi shpalosi sukseset e 100 ditëshit të parë

2015-08-21 0

Mbushja e gripave në rrugë, heqja e mbeturinave, rregullim të hapësirave të gjelbra etj janë disa nga punët që udhëheqësi e re e komunës së Tetovës ka arritur të realizoj në 100 ditët e para të drejtimit të saj, duke investuar kështu rreth 500 mijë euro. Një nga zgjidhjet më të rëndësishme që është marrë, ka qenë ajo me ndërmarrjen publike, punonjësve të së cilës iu paguan 4 pagat të mbetura, ka theksuar kryetarja e komunës Teuta Arifi.

"Jam shumë e kënaqur që arritëm të bëjmë pagesën e rrogave të punëtorëve të Ndërmarrjes, sepse kur erdhëm i gjetëm pa rroga, dhe në të njëjtën kohë të mundemi edhe të investojmë brenda në qytet, prej mjeteve të kursyera kemi arritur të investojnë një shumë prej 500 000 euro nëse fusim këtu edhe një pjesë të bulevardit", tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Edhe pse Arifi komenton suksese në këtë komunë, banorët mbeten ende të pakënaqur, duke pritur më shumë zgjidhje në trafikun rrugor, në parkingje, ujësjellës etj.

"Po me këtë decentralizim fiskal që ka shteti jonë, kryetarja me buxhet te centralizuar asgjë nuk mund të bëj sepse nuk ka para. Unë do kisha kërkuar që ajo fillimisht të rregullojë komunikacionin, parkingjet dhe më në fund parqet".

"I banor i Tetovës do kisha kërkua nga ajo që atyre që iu ka premtuar punë të ju gjej punë".

"Në bazë të asaj që shohim si po lëvizin disa gjëra, por më mirë këtë do e dëshmojnë qytetarët. Po, gropat duhen patjetër, ujin, parkingjet".

Për kërkesat në fjalë, Arifi ka kërkuar edhe pak kohë, duke premtuar zgjidhje për të gjitha problemet.

"Ne kërkojmë modalitete që edhe këto t'i bëjmë dhe të gjej pagesat e punëve t'i bëjmë me pritje dhe besoj se edhe këto marrëveshje do i arrijmë. Dëshiroj që ti siguroj qytetarët se ashtu siç këta tre muaj kam qenë në shërbim të plot të tyre ashtu do vazhdojmë deri në fund të mandatit prandaj, edhe rrugët do i kenë", deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Komuna e Tetovës ende vazhdon të përballet me vështirësi të shumta financiare, për shkak të borxhit të trashëguar prej mbi 8 milion eurosh. Një mënyrë e kursimit ndaj kësaj krize, është shkurtimi i shpenzimeve në të gjitha sektorët. Bashkim Sulejmani

Free Traffic Exchange