Nedellkov: Problemi me pagat e aktorëve do të zgjidhet në shtator

2015-08-21 0

Zgjidhja për barazimin e rrogave të të punësuarve në veprimtarit kulturore në nivel nacional po realizohet me vështirësi. Kështu shprehet për Alsat kryetari i Sindikatës së arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK) Jakim Nedellkov. Sipas tij tentimet janë të vazhdueshme dhe shpreson se në fillim të shtatorit do të ketë një zgjidhje të pranueshme për shumicën e artistëve dhe Ministrinë e Kulturës.

"Shumë herë i kemi hapur problemet në Ministrinë e Kulturës megjithatë ka një kaos të madh dhe vështirë se mund të ketë veprim të shpejt dhe të pranueshmë.... Kemi disa opsione dhe me të vërtetë nuk mund të gjejmë zgjidhje optimale megjithatë shpresojmë se në fillim të shtatorit do të kemi diçka konkrete dhe do të mund edhe anëtarësisë t'ia ofrojmë edhe propozim marrëveshjen kolektive, për të cilën së bashku me ministrin e kulturës do të arrijmë marrëveshje. Sigurisht ajo do të shkoj edhe në debat publik dhe procedura të përfundoj me sugjerime dhe vërejtje eventuale si dhe me nënshkrim të marrëveshjes kolektive", deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK.

Edhe përkundër këtij angazhimi, Nedellokov është i bindur se zgjidhje adekuate që do të kënaq të gjithë, nuk do të ketë andaj kërkohen opsionet optimale. Opsioni që dikujt t'i rritet rroga në llogari të uljes së rrogës së tjetrit, për SASHK-un është e papranueshme. Sipas vlerësimeve të para, me marrëveshjen e re kolektive pritet të ketë rritje të rrogave prej 40-50%.

"Nga ana tjetër tentojmë të gjejmë mënyrë që ata që kanë roga më të mëdha për momentin të mbesin në atë nivel për një periudhë të caktuar derisa edhe ata me paga të ulëta t'i arrijnë ... Për ne është e papranueshme ulja e rogave të dikujt në llogari të të tjerëve", u shpreh Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK.

Draft versioni i marrëveshjes kolektive i cili pritet të zgjidh problemin e dallimeve në paga mes artistëve nga qytetet e ndryshme të vendit, është përgatitur nga Ministria e kulturës që nga viti 2011. Me marrëveshjen e re pritet të zgjidhet edhe problemi i aktorëve shqiptar në Shkup të cilët nuk nënshkruan marrëveshjen kolektive në vitin 2005. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange