Mbetjet spitalore vazhdojnë të jenë problem për spitalin e Fierit, pasi nuk ka një krematorium për djegien e tyre.
Siç duket edhe nga pamjet, mbetjet urbane hidhen në vendgrumbullimin e mbeturinave ushqimore, në mjedis të hapur. Në këtë mënyrë përveçse ndotin ambjentet përreth spitalit, ekziston edhe risku i përhapjes së ndonjë epidemie.
Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalin e Fierit, ankohen lidhur me këtë problem, ndërsa shprehen se higjena mungon jo vetëm jashtë por edhe brenda spitalit.
Edhe pse një shqetësim i hershëm, çështja e mbetjeve spitalore vazhdon të mbetet e pazgjidhur.