Ndërsa kryeministri në ikje i vendi Sali Berisha ishte fizikisht i pranishëm në mbledhjen e qeverisë, mendjen e kishte tek selia e Partisë Socialiste dhe pasardhësi i tij në këtë post publikoi emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në mbledhjen e qeverisë shpalljen po sot të emrave të qeverisë së re të kryesuar nga Edi Rama. Berisha e ka quajtur "të fryrë" dhe e ka krahasuar atë me qeverinë e Bjellorusisë, duke shtuar se "do të jetë një barrë e madhe për shqiptarët".