Spitali Ushtarak, shtretërit jashtë nuk ka ambiente për famijarët

2015-08-21 1

Në Shqipëri, ambjentet e spitaleve nuk mjaftojnë për të gjetur shërim, sidomos kur temperaturat jashtë kalojnë 35 gradë. Mungesa e ambjenteve të posaçme për të afërmit që i shoqërojnë pacientët ka bërë që këta të fundit të flenë jashtë.

Janë të paktën 10 familjarë, të cilët prej ditësh flenë në oborrin e spitalit të traumës. Në një vëzhgim të Tv "A1 Report" në këtë spital, pikërisht jashtë ambienteve të repartit të realimacionit bie në sy "fjetorja" e hapur e cila të kujton rëndom edhe emigrantët e viteve më parë.

Por si të mos mjaftonte, kjo familjarët jashtë kameravë pohojnë edhe faktin së në shumicën e reparteve të këtij spitali, ndodh që dhe kondicionerët të mos funksionojnë, dhe si pasojë shpesh herë dhe të sëmurët detyrohen të lënë spitalin, duke gjetur një strehëz hije për t'u freskuar jashtë ambienteve të reparteve ku janë shtruar.