SHBA, qeveria i jep 4 mln dollarë studentit, e harroi 4 ditë në qeli

2015-08-21 0

SHBA - Qeveria amerikane do ti paguajë një dëmshpërblim prej 4 milionë dollarë, studentit kinez Daniel Chong, i cili u harrua për 4 ditë në një qeli prej agjentëve federalë. Një milionë dollarë për çdo ditë ferri, pothuajse 700 dollarë për ato minuta të gjata për Daniel i cili ka kaluar ditët më të këqija të jetës së tij.

Ankthi i studentit të inxhenierisë në Universitetin e Kalifornisë, filloi në muajin prill të 2012-s, kur ai u mbyll në brendësi të një dhomë me përmasa 1 metër e gjysëm me tre, pa dritare, tualet, pa ujë dhe ushqim. Për të mbijetuar Daniel u detyrua të pinte urinën e vet për të mbijetuar dhe kishte përjetuar vegime.

Studenti kinez u arrestua gjatë një operacioni droge, të cilit ju gjetën në shtëpinë e tij 18 mijë pilula ekstazi por në fund hetuesit nuk e akuzuan për ndonje krim duke e lënë të lirë pas 5 ditësh në spital për tu shëruar prej burgosjes. "Gjithçka që dëshiroja ishte të ruaja shëndetin tim mendor", ka treguar Daniel odisenë e tij pas periudhës së ngjarjes.

Tashmë me shumën e dëmshpërblimit, djaloshi është shprehur se do të blejë një shtëpi prindërve të tij dhe se do të lëjë mënjanë para për të ardhmen. Ndërsa zyrtarët e skuadrës anti droga, të cilët në atë kohë kërkuan falje për atë cfarë kishte ndodhur kanë vendosur standarde të reja kombëtare të paraburgimit, duke përfshirë detyrimin e inspektimeve të përditshme në qeli si dhe instalimin e kamerave, në mënyrë për të shmangur ndonjë rast tjetër të hidhur si ajo Daniel Chong.

Free Traffic Exchange