Pr/Ligji për media përçanë gazetarët

2015-08-21 2

Ligji për media nuk i bashkoi gazetarët, përkundrazi i ndau në grupe, ata që e mbështesin ligjin dhe ata kundër, nën pretekstin se pushteti kërkon të vendosë në kontroll të plotë mediat. Eroll Rizaov vlerëson se projekt/ligji për mediat në një farë forme, kufizon lirin e shprehjes së gazetarëve. Nga ana tjetër edhe sikur qeveria t'i inkorporoj brenda ligjit të gjitha vërejtjet, ajo nuk do të përmirësojë situatën e mediave, të cilat për fat të keq, në nivel botëror radhiten në të njëjtin grup me vendet afrikane.

"Zotërinj, ne nuk kemi demokraci në Maqedoni, demokracia jonë është kthyer mbrapa. Ne kemi procese rigide. Në Maqedoni nuk është arritje që të shkruhet e vërteta, në Maqedoni nuk është gazetari të shkruhet për shpërdorimet e pushtetit. Në Maqedoni gazetaria nënkupton të lavdërohet pushteti, të flitet për suksese të mëdha, ndërsa një qëllim strategjik i Maqedonisë nuk është realizuar. Prandaj po i them ministrit, shumë qetë, le t'i pranoj të gjitha vërejtjet, gjithë çfarë ai mendon se është mirë le ta fusë në atë ligj, sepse kjo nuk do të ndihmojë asgjë pasi tregu maqedonas i mediave është i parregulluar, dhe shtyllat themelore të gazetarisë në Maqedoni, janë lëkundur me kohë", deklaroi Eroll Rizaov, gazetar.

Ndryshe nga Rizaov, gazetari Pande Kolemishevski vlerëson se Gazetaria pa ligj është ngjashëm sikundër Xhamia pa hoxhë apo Kisha pa prift.

"Gazetaria e sotme, SHGM-ja duhet të kapin mundësinë që ofron ligji i ri që t'i përmirësojnë gjërat. Ligji, në pjesën më të madhe mund të vlerësohet si i mirë", u shpreh Pande Kolemishevski, gazetar.

Ndërkohë Milenko Nedellkoski përshëndeti nenin që rregullon çështjen e uebfaqeve anonime, të cilat nuk kanë as pronar e as adresë.

"E mbështes pjesën e ligjit ku kërkohet që të evidentohen, jo të kontrollohen portalet dhe të dihet në rast se është gënjeshtër, në rast se është shpifje apo ofendim dhe të dihet se kush e ka shkruar, kush e ka miratuar, kush e ka publikuar dhe kush është përgjegjës dhe kush në fund të fundit mund të paditet", tha Milenko Nedellkovski, gazetar.

Ministri i shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski në mbrojtje të projekt/ligjit edhe njëherë theksoi se draft versioni ka për qëllim zhvillimin e sektorit mediatik dhe mbrojtjen e gazetarëve, nga keqpërdorimet eventuale.

"Ne propozojmë ligj ku do të mbrohet gazetarët, propozojmë ligj ku do të zhvillohet sektori mediatik, të përmirësohet situata në të cilën gjendemi tani, për fat të keq. Propozojmë ligj përmes të cilit pluralizmi do të vazhdoj të jetojë. Numri i mediave të shtypura për momentin arrin 98, i internet portaleve 92, të regjistruara në regjistrin qendror ndërsa numri i radiodifuzerëve është 146. Kjo paraqet fotografi të qartë se çfarë dëshiron qeveria e RM-së të bëj me këtë ligj, të zhvillohen mediat dhe të mbrohen gazetarët", tha Ivo Ivanovski, ministër i shoqërisë informatike.

Ky ishte debati i dytë me radhë i organizuar nga komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji. Ndërkohë, më 13 gusht do të rea...