TIRANE- Partia Demokratike është e vendosur për të realizuar transparencë të plotë lidhur me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kështu u shpreh Lulzim Basha, në cilësinë e kreut të PD, pas takimit në selinë Blu me ambasadorën e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Në fund të takimit, Basha tha se pikat kryesore ku u fokusua biseda me ambasadorin Seuqi, kanë qenë roli i PD në procesin e integrimit europian të vendit, si dhe ecuria e mëtejshme në këtë drejtim, ndërsa theksoi se tematika kryesore ka qenë ecuria e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kreu i ri i PD, vuri theksin në rëndësinë e realizimit të transparencës lidhur me procesin zgjedhor, duke u shprehur se në këto zgjedhje pati përpjekje të organizuara për të deformuar procesin.
"Diskutuam për një numër çështjesh me interes të përbashkët. PD ka qenë dhe mbetet firca kryesore e vokacionit përëndimor të shqiptarave, forca që ka nisur procesin e integrimit europian dhe euroatlantik, dhe ka arritur disa çështje mjaft të rëndësishme. Diskutuam për zgjedhjet e 23 qershorit, faktin që PD bëri gjithçka për zgjedhje të lira, me standarde dhe transparencë. Zgjedhjet u vlerësuan nga qytetarët dhe vëzhguesit ndërkomvbëtarë. Ndërkaq në zgjedhjet në Shkodër, Lezhë dhe zona të tjera elektorale pati problematika, por kjo tregoi se në 23 qershor ka ngritur kokë një precendent i rrezikshëm për të deformuar votën dhe vullnetin e shqiptarëve. Ky është precedent i rrezikshëm për Shqipërinë, demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Do ketë përpjekje për të arritur këtë transparencë. Përdorimi i elementëve kriminalë në zgjedhjet e 23 qershorit nuk ishte spontane, por e organizuar dhe duhet të marrin përgjegjësi para qytetarëve dhe para ligjit. PD është e vendosur për transparencë të plotë", tha Basha.
Duke theksuar arsyen e vizitës së tij për të uruar personalisht, kreun e ri të PD, Lulzim Basha për detyrën e re, ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi u ndal tek roli i madh i bashkëpunimit mazhorancë-opozitë për integrimin e vendit.