TIRANË -- Kryetari i deleguar i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, ka theksuar sot se çështja e pronave në Shqipëri ka rëndësi fondamentale për shtetin e së drejtës, për demokracinë në Shqipëri dhe investimet huaja.
Në një takim njohës me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, Ëilton iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje, që ai e konsideroi si më të rëndësishmet e të gjithave.
"OSBE-ja, - tha ai, - "ka qënë aktivë për çështjet e pronësisë, ka zbatuar projekte dhe do vazhdojë me to, por mbetet në dorë të institucioneve shqiptare për tavazhduar zgjidhjen e këtij problemi".
Ëilton u pyet edhe për problemin e toponimeve greke në pasaportat shqiptare, për të cilat ati tha se ajo është një çështje ndërmjet dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë dhe Avokati i Popullit i ka hehdur tashmë të gjithë hapat ligjorë për të.
I pyetur në veçanti për rezultatin e zgjedhjeve, ai tha se është duke pritur rezultatin përfundimtar.