TAJLANDE- Derdhja e madhe e naftës, rrjedhur nga një tubacion ka arritur në brigjet bregdetare të një ishulli turistik në pjesën lindore të Tajlandës përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të pastruar atë gjatë fundjavës, thanë zyrtarët.
Rreth 50 ton lëndë e papërpunuar, ra në detin e provincës Rayong gjatë fundjavës, pas një rrjedhje nga e çara në një tubacion që operohet nga një kompani shtetërore e naftës dhe e gazit.
Derdhja e naftës ka prishur bregun e gjirit të Praos në ishullin Samet, një nga destinacionet e plazhit më të popullarizuara dhe më të preferuara nga turistët e huaj në Tajlandë.
Një zyrtar vendas tha se autoritetet kanë mbyllur gjirin, pasi 300 punëtorë janë duke punuar për të pastruar naftën nga ujërat dhe rëra e bardhë e plazhit.
Turistët janë paralajmëruar të mos shkojnë në afërsi të zonës së fatkeqësisë.