Pakistan, militantët sulmojnë një burg të veshur si policë

2015-08-21 4

PAKISTAN- Militantët talebanë të veshur me uniformën e policisë sulmuan një burg në Pakistan, duke arritur të shpëtonin 240 të burgosur, thanë zyrtarët.

Sulmi në burgun e qytetit veri-perëndimor të Dera Ismail Khan filloi me disa shpërthime në mesnatën e së hënës, ku persona të persona të armatosur hapën zjarr dhe hodhën bomba ndaj rojeve të burgut raportoi një zyrtar policisë.

Dymbëdhjetë njerëz, duke përfshirë 6 oficerë të policisë, u vranë në betejë që u zhvillua për tre ose katër orë mes tyre dhe militantëve.

Në këtë burg strehoheshin qindra talebanë dhe militantë nga grupe të ndryshme terroriste.

Drejtori i burgjeve në atë krahinë tha se 30 prej të arratisurve, të cilësuar si më të rrezikshmit kryenin dënimin për sulme terroriste.

Zëdhënësi i grupit të talebanëve Shahidullah Shahid ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë policia ka ngritur një shtetrrethim në qytet dhe operacionet janë duke vazhduar për të trasferuar militantët nga burgu në një vend tjetër më të sigurtë.

Një zyrtar vendas tha se më shumë se 200 të burgosurit kishin mundur të largoheshin ku disa prej të cilëve u arrestuan më vonë nga policia.

Ai i tha për mediat se militantët kishin vendosur nën tokë dhjetra pajisje eksplozive në burg dhe se 14 prej tyre deri tani ishin çaktivizuar.

Dhuna në natën e së hënës vjen disa orë para se politikanët pakistanezë priten për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Free Traffic Exchange