Rama: Ja projekti, si do ndryshojë Raportimi Financiar Publik

2015-08-21 1

TIRANË - Kryeministri në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama ka reaguar në Facebook mbi situatën ekonomike të vendit. Ai ka përsëritur nevojën, se na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. "E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur", ka theksuar Rama.

NË RRUGËN E RILINDJES EKONOMIKE
Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t'i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna. Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri. Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standartet europiane të kontabilitetit të sektorit publik.

(v.gj/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange