Argumente Pro dhe Kundër ligjit për shërbime vizuale dhe audiovuizuale u paraqitën në debatin të sotëm publik të organizuar nga Komisioni parlamentar për transport, lidhje dhe ekologji. Gjatë debatit u theksuan një sërë vërejtjesh të cilat do të përgatiten edhe në formë të amendamentesh dhe do të dorëzohen në fazës e dytë të projekt ligjit. Ndër vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me masat ndëshkuese përfshirë marrjen e lejes për punë si dhe pavarësinë e trupit rregullator, Agjencisë për media e cila do të zëvendësoj Këshillin aktual radiodfuziv. Nga asociacioni i mediave nacionale thonë se mediat janë në shërbim të qytetarëve dhe se ligji i ri duhet të garantoj lirinë e shprehjes.
"Në rast se ligji votohet në këtë formë, atëherë do të na krijojë shumë probleme gjatë punës. Nuk duhet të harrojmë se ne mediat jemi në shërbim të qytetarëve. Ne nuk jemi kundër miratimit të Ligjit, ne që në fillim kemi marrë pjesë në përgatitjen e këtij ligji, aq sa na u lejua, megjithatë vlerësojmë se në disa dispozita ligjore, ligji ekzistues për veprimtari radiodifuzive ka zgjidhje shumë më të mira të cilat janë shumë më kompatibile me lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes. Ligj duhet të ketë, por duhet të jetë i përpunuar dhe të mundësoj të drejtën tonë të garantuar me kushtetutë, lirinë e shprehjes", tha Bisera Jordanovska, përfaqësuese e mediave nacionale në RM.
Edhe nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, u shprehën se janë për ligj por kërkuan që në të përfshihen të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e paraqitura. Nga SHGM-ja janë të prerë në qëndrimin se projekt ligjet në formën e propozuar nuk janë as në harmonizim me Kushtetutën e vendit e as me Komisionin Evropian.
"Dëshiroj ti bëj thirrje deputetëve të mendojnë mirë para se ta votojnë ligjin. Ju garantoj se Maqedonia nuk do të ec para në rrugën euro-atlantike me një ligjvënie të këtillë. Do ti shkaktoni dëm të madh zhvillimit demokratik vendit. BE-ja lirinë e shprehjes e ka vënë lartë si prioritet të vendeve kandidate në procesin e afrimit drejtë BE-së. Ai përcaktim është i fortë dhe aty nuk ka kompromise. Demokracinë tonë do ta vlerësojnë në bazë të shkallës së shprehjes dhe lirisë së mediave, këtë qartë na e ka thënë edhe komisari Fyle", deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
Ndërkohë kishte edhe prej atyre që u vunë kryekëput në mbrojtje të ligjit të propozuar nga qeveria.
"Ne e mbështesim miratimin e ligjit për media, si dhe këtë ligj, vlerësojmë se ky është progres në krijimin e lirisë, kushteve të garantuara për punë të mediave. Garanci e kushteve ligjore. Vlerësojmë e është një bazë e mirë, vërejtjet që janë këtu, përmbajnë jo më shumë se 10-15 për qind nga i gjithë teksti ose përmbajtja, dhe vlerësojmë se debati publik siç është ky mund të kontribuoj. Gjithsecili që është kundër këtij ligji mendoj se kërkon anarki", deklaroi Dragan Pavlloviq-Llatas, kryeredaktor i TV-Sitel.
"Këtij ligji nuk mund ti gjeni të meta, janë inkorporuar të gjitha vërejtjet që i kërkojnë. Ata kërk...