Porti Orikum, "Gala Italia 2013" me fashion dhe këngë italiane

2015-08-21 7

VLORË - Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, dr. Stefano Bergesio dhe titullari i portit turistik Orikum, Alfo Giorgi kanë organizuar mbrëmjen e djeshme eventin "Gala Italia 2013". Një fashion show i Francesco Paolo Salerno, stilist italian i afirmuar, i cili ka paraqitur një fashion show të vërtetë të vetin me koleksione pret à porter, haute couture dhe veshje nusesh. Dy prej krijimeve të tij janë ekspozuar së fundi në tempullin e modës Cristobal Balenciaga Museoa gjatë ekspozitës së fashion photographer, Joseph Cardo.

I ftuar nderi ka qenë Antonio Maggio, kantautor i ri italian, tashmë një idhull për të rinjtë, i cili ka fituar Festivalin Sanremo Giovani 2013, si dhe më parë ka qenë fitues i edicionit të parë të X-Faktor në Itali. Antonio Maggio bën pjesë në atë gamë të kantautorëve të rinj si Simone Cristicchi, Max Gazzé apo Daniele Silvestri, që ndërthurin cilësinë e muzikës me delikatesën dhe kënaqësinë e kompozimeve. Ky event është zhvilluar mbrëmjen e së dielës në ambjentet e Portit Turistik të Orikumit.

Gjithashtu, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio do të organizojë një tjetër event mbrëmjen e së hënës "Modë dhe muzikë italiane në Vlorë" në shëtitoren "Pavarësia". Konsulli i Italisë në Vlorë në një prononcim për mediat ka thënë se aktivitete të tilla do të vijojnë për promovimin e kulturave të ndërsjellta.

Free Traffic Exchange