TIRANE- Partia Socialiste tërhiqet nga kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve. Për shkak të parregullsive të konstatuara lidhur me procesin e votimit në Lezhë, PS kishte kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve për këtë qark brenda 4 javësh. Por sipas Sekretarit Për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, Partia Socialiste tërhiqet nga kërkesa e saj me qëllim që t'i hapë rrugë certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Ndërkaq, Gjiknuri theksoi se PS do të aprovojë çdo kërkesë për hetim parlamentar të zgjedhjeve, ndërsa i kërkoi Drejtësisë shqiptare të vijojë hetimin e rasteve.
"Për shkak të parrëgullsive zgjedhjet duhet të përsëriteshin brenda katër javëve në qarkun e Lezhës. Kjo do të konfirmonte 84 mandate të së majtës, apo edhe më shumë. Por për të mirën e vendit, vendosëm të tërhiqemi nga kjo kërkesë. Kundërshtari ynë politik po krijon alibi sikur zgjedhjet ua paska vjedhur e majta. Deklarojmë publikisht se jemi të gatshëm të aprovojmë çdo kërkesë për hetimin parlamentar të zgjedhjeve. Ne mbetemi të angazhuar se nuk do t'i privojmë opozitës asgjë që na është mohuar ne gjatë viteve të kaluara. Me heqjen e ankimimit për Lezhën i hapet rrugë certifikimit të zgjedhjeve. Në mënyrë që politika të fokusohet tek problematikat kryesore që përballet ky vend. Po kështu inkurajojmë drejtësinë të vijojë punën për hetimin e të gjitha rasteve, tha Gjiknuri.
Sekretarit Për Çështjet Zgjedhore në PS, i quajti të dështuara zgjedhjet në qarkun e Lezhës, pasi sipas tij janë evidente rastet kur persona që nuk kanë qenë në Shqipëri figurojnë në listën e votuesve.
"Zgjedhjet në qarkun e Lezhës kanë eë një proces i dëshrtuar, rezutlati nuk dëshmon vullnetin e qytetarëve. Nuk kanë vetëm anën e errët të ndërhyrjes, mbi të cilat PD ndërtoi gjithë alibinë e saj. Zgjedhjet kanë edhe një anët të errët në Laç dhe Mamurras, që shoqërohet me intimidim të votuesve dhe gjakderdhje. Qeveria dështoi në organizimin e zgjedhjeve të lira në Laç dhe Mamuras. Nga verifikimi i këtyre listave figuron se kanë votuar qindra persona që nuk kanë qenë në Shqipëri, sipas të dhënave të sistemit TIMS", u shpreh Gjiknuri.