Lezhë, sezoni veror, policia aksion për parandalimin e aksidenteve

2015-08-21 7

Lezhë - Në kushtet kur sezoni veror sjell fluks të automjeteve në rrugët e bregdetit, blutë e Lezhës kanë nisur një aksion për mbarvajtjen e trafikut. Qarkullimi normal në rrugë dhe siguria janë pikat ku është përqëndruar ky aksion në këtë periudhë. Në këtë drejtim është angazhuar edhe Komisariati i Trafikut Urban në Drejtorinë e Policisë në Lezhë. Sherbime suplementare dhe monitorim i segmenteve që lidhin superstradën me plazhin e Sëngjinit dhe Talës gjatë 24 orëve ka shmangur çdo problematikë.

"Kontrolli i automjeteve që dalin nga plazhi i Shëngjinit ose nga plazhi i Talës që e frekuentojnë dhe përdorin pije alkoolike, masat kanë qenë të rrepta. Probleme fort nuk kemi patur në trafik. Rrjedhshmëria e mjeteve ka qenë e mirë, bllokime rruge nuk kemi patur. Në bshkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së qarkut kemi marrë masa sidomos për turnin e dytë dhe turnin e tretë që mos të kemi probleme. Përparësia është për mjetet që dalin nga plazhi i Shëngjinit për drejtuesit e mjeteve që përdorin pije alkoolike. CCdo drejtues mjeti që të kalojë në këtë pikë kontrolli duhet të kontrollohet për testin e alkoolit", tha shefi i Komisariatit të Trafikut Urban, Maxhun Hajdari.

Krijimi i lehtësive për automjetet me targa të huaja e kryesisht atyre që vijnë nga Kosova nuk ka ndikuar për shmangien e problemeve në zonat bregdetare. Janë pikërisht këta të fundit kundravajtësit më të mëdhenj gjatë këtij sezoni turistik.