BERAT - Lagjia 30-vjetori ka rreth 15-vjet që pushtohet si nga mbetjet urbane, ashtu si dhe ato inerte. Kjo si pasojë e hedhjeve pa kriter nga banorët e kësaj zone gjatë ditës, por edhe gjatë natës.
Një prej banorëve të lagjes tha se bashkia e Beratit nuk ka marrë asnjë masë për heqjen e këtyre mbetjeve, kur dihet që qyteti i Beratit ka një vend depozitimi, megjithëse edhe ai është i papërshtatshëm.
Në këtë lagje ndodhet dhe një qendër rehabilitimi me fëmijë me aftësi të kufizuara, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme që mbetjet të largohen sa më shpejt, thekson banori, pasi mund të plasë një epidemi.