METE, dy vlerësime të ndryshme për konçensionin e rafinerisë së Cërrikut

2015-08-21 1

TIRANE - Një vendim i Ministrisë së Ekonomisë, i cili lë vend për dyshime. Bujar Muça, përfaqësues i shoqërive "Delta", "Dast" dhe "STNPM", në një letër dërguar në redaksi, deklaron se nga kjo ministri i është bërë padrejtësi lidhur me një konçension për rafinerinë e naftës në Cërrik. Sipas dokumentave të dërguara prej tij, në prillin e këtij viti, kur Ministria e Ekonomisë drejtohej nga Edmond Haxhinasto, në njoftimin e klasifikimit nga komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me kryetar Eduart Seitaj, bashkimit të kompanive që përfaqëson Muça,i janë dhënë 100 pikë.

Por ndërkohë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, në 21 qershor 2013, kur në këtë Ministri ishte një tjetër ministër, Florion Mima, komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me kryetar Dardan Domi, e vlerëson bashkimin e shoqërive të përfaqësuar nga Muça me 67.3 pikë, ndërsa firmën fituese "Kurum" me 87.7 pikë. Pikërisht ky vendim ka hapur një kalvar ankesash dhe gjyqesh.