Qeveria e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në procesin e euro-integrimeve duke ofruar iniciativa konkrete për bisedime për çështjen së emrit me Greqinë për të cilën do të vendosim në referendum. Kështu ka deklaruar kryeministri Nikolla Nikolla Gruevski në një fjalim të mbajtur me diasporën maqedonase. Ai tha se edhe pse Maqedonia është përballur me padrejtësi historike, kjo nuk duhet të jetë shkas për të mos vazhduar rrugën e integrimit. Sipas Gruevskit, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO e dëshirojmë të gjithë qytetarët para se gjithash për shkak të përfitimeve që do të kenë.
"Maqedonisë gjatë vitit 1913 iu bë padrejtësi, por për fat të keq padrejtësi Maqedonisë iu bënë edhe në Bukuresht. Ngjarjet e tilla historike neve si shtet nuk guxojnë të na dekurajojnë, të na heshtin, ose të na demotivojnë . Jo, përkundrazi, në kushte të padrejtësive ne duhet që në mënyrë shtesë të mobilizohemi me qëllim që të dyfishojmë përpjekjet tona, të kujdesemi për vete, të sillemi me mençuri dhe të nxjerrim vendime të drejta dhe më shumë të punojmë", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Me këtë rast Gruevski ka kritikuar të gjitha ata që po kundërshtojnë në forma të ndryshme ndërtimin e objekteve të ndryshme. Ai tha se personat e tillë harrojnë interesat nacionale dhe shtetërore ndërsa patriotizmin e vlerësojnë si retrograd.
"Ka njerëz të cilët kundërshtojnë krijimin dhe ndërtimin e objekteve si dhe përkujtimin e heronjve maqedonas, kundërshtojnë ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe më shumë dëshirojnë të rrënojnë duke e prezantuar rrënimin dhe jo ndërtimin si bazë të platformës së tyre politike. Të gjithë ata që kritikojnë do ti porosisja se këtë që e bëjnë e bëjnë për shkak se kemi mbështetjen e shumicës së qytetarëve, dhe kjo është më e rëndësishmja", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Gruevski gjithashtu ka folur për përfitimet e diasporës maqedonase nga sigurimi i të drejtës së tyre për të votuar në Maqedoni. Ai tha se mërgimtarët maqedonas kanë të drejtë të dine se çfarë po ndodhë në shtet, por edhe të përfshihen në të gjitha proceset. Isuf Kadriu