Anti-duhani, Shuperka: Inspektorët sanitarë, korrupsion me zbatimin

2015-08-21 1

TIRANË - Ka hyrë në fuqi prej vitit 2007, por ligji anti duhan, është një ndër ata ligje për të cilin gjithnjë e më shumë po konstatohet se nuk gjen zbatim në vendin tonë.

Pavarësisht ndëshkimit në rast të konsumimit të duhanit në mjediset publike, me gjoba të cilat variojnë nga 50 mijë të reja deri në 500 mijë të reja, asnjeri nuk duket se shqetësohet.

Për specialistët e Institutit të Shëndettit publik, kjo situatë shpjegohet me korrupsionin në radhët e inspektorëve sanitarë, të cilët monitorojnë hapësirat publike, ku me ligj ndalohet pirja e duhanit.

Por, sipas specialistit pranë Institutit të Shëndetit Publik, Roland Shuperka, "ligji antiduhan mund të funksionojë, nëse me ardhjen në pushtet qeveria e re arrin të eleminojë korrupsionin edhe në këtë fushë".