PAK: Qeveria e re të zbatojë vërejtjet e OKB për të drejtat

2015-08-21 0

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar ka përshëndetur qëndrimin e OKB për të drejtat e njeriut lidhur me gjendjen e të drejtave të PAK në Shqipëri. Kryetari i PAK, Sinan Tafaj, tha se ndihet i lumtur që OKB ka kërkuar rikthimin e të drejtave të kësaj kategorie në vendin tonë.

"Gjendja e vështirë ekonomike e personave me aftësi të kufizuar është çështja kryesore që duhet të merret në konsideratë nga qeveria e re", është shprehur Tafaj.

Sipas tij Parlamenti i ri shqiptar duhet të bëjë të gjitha përmirësimet ligjore për të bërë të mundur zbatimin në praktivë të konventës së OKB për të drejtat e PAK.
Ndërkohë, Tafaj i bëri thirrje qeverisë së re t'i qëndrojnë iniciativës ligjore për miratimin e projektligjit për Përfaqësimin e Posaçëm Demokratik të PAK në 100 ditët e para të qeverisjes.

Free Traffic Exchange