Në Spanjë sot është ditë zie për shkak të vdekjes së 78 udhëtarëve në aksidentin e rëndë hekurudhor që ndodhi një ditë më parë. Më shumë se 90 prej 218 udhëtarëve, në trenin që doli nga shinat para hyrjes në stacionin Santiago de Kompostela, janë në spital, kurse 30 prej tyre janë në gjendje kritike. Policia sot do ta marrë në pyetje shoferin e lënduar të trenit ndërsa ende nuk dihet se a zhvillohen hetime kundër personave të tjerë.
Në vend 80 km/h, shoferi e drejtonte trenin 190 KM/H!
Jo zyrtarisht shkaktar për fatkeqësinë më të rëndë hekurudhore në Spanjë gjatë 40 viteve të fundit është shpejtësia e tepërt. Makinisti i trenit në bisedën telefonike pas aksidentit pranoi se trenin e drejtonte 190 kilometra në orë, edhe pse shpejtësia e lejuar ishte 80 kilometra në orë. Ndërmarrja Shtetërore e Hekurudhave -- RENFE, bëri të ditur se shoferi i trenit kishte një përvojë 10 vjeçe në drejtimin e trenave, kurse në linjën kritike ka vozitur një vit. Ivan Bllazhevski