Avokati i Popullit thirrje të arratisurve nga burgu i Trikallas: Dorëzohuni

2015-08-21 0

Avokati i Popullit i ka bërrë thirrje shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi, të vetëdorëzohen në mënyrë që të mos ketë më humbje jetësh njerëzore. Në një dalje për mediat, lidhur me zhvillimet më të fundit në shtetin grek pas arratisjes së 8 shqiptarëve nga burgu i Trikallas, Avokati i Popullit, Igli Totozani është shprehur se po ndjek me vëmedje dhe shqetësim këtë situatë. Deri më tani 3 prej tyre kanë mbetur të vrarë si pasojë e aksioneve të policisë greke për kapjen e tyre.

"Tre prej të arratisurve nga burgu i Trikallas kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit, po kështu kanë humbur jetën edhe një polic dhe një shtetase greke. Avokati i popullit shpeh keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore. Bëj thirrje për shmangien e përdorimit të mëtejshëm të forcës. E drejta e jetës ka përparësi ndaj çdo lloj mase.
Vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, që të mos humben jetë të tjera", u shpreh Totozoni.

Ndërkaq, Avokati i Popullit iu drejtua dhe insittucioneve përgjegjëse shqiptare, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe strukturave të saj në shtetin fqinj, që të negociojnë për dorëzimin e shtetasve shqiptarë, në mënyrë që të garantojnë jetën e tyre.

Free Traffic Exchange