Elbasan, pika turistike e Byshekut reduktohet numri i turistëve

2015-08-21 1

Pika turistike e Byshekut, 5 km larg qytetit të Elbasanit njihet si një prej destinacioneve më të preferuara për turistët dhe pushuesit vendas, për vetë relaksin dhe ambientin çlodhës që ofron kjo zonë. Megjithatë, numri i turistëve dhe pushuesve në këtë zonë sa vjen e reduktohet. Zona siç duket edhe nga këto pamje, është e boshatisur dhe tek-tuk të zë syri ndonjë pushues vendas. Shkak për këtë situatë sipas turistëve është mungesa e inftrastrukturës rrugore, mungesa e shërbimeve apo ndotja masive.

Nga ana tjetër kreu i komunës së Shushicës, Lutfi Lala thotë se një tjetër arsye e reduktimit të turistëve në zona turistike të Byshekut është edhe konflikti mes pronarëve. Ai e argumenton mungesën e investimeve me tkurrjen e fondeve nga qeveria.

Ky sezon veror e ka gjetur pikën turistike të Byshekut të harruar e të mbuluar nga pluhuri që shkaktohet nga rruga e amortizuar dhe nga automjetet e rënda që kalojnë në këtë zonë. Premtimet e përvitshme për rikonstruksionin e rrugës që lidh këtë pikë turistike me aksin nacional Elbasan-Gjinar ka mbetur në letër.

Free Traffic Exchange