Tepelenë, dhunohen dy vëllezër të moshuar, policia arreston 3 të rinj

2015-08-21 1

Autorët e dhunës dhe grabitjes së dy vëllezërve të moshuar në tepelenë kanë rënë në prangat e policisë pasditen e sotme. Sipas policisë së Tepelenës, janë arrestuar autorët e ngjarjes, vëllezërit M dhe E. Shehu, përkatësisht 24 dhe 17 vjeç, dhe Sh Telhaj 18 vjeç.

Dy vëllezër të moshuar janë lidhur e rrahur në banesën e tyre, në fshatin Arrë e Madhe të komunës Luftinjë në Tepelenë, ndërkohë që policia ka shkuar në fshat disa orë vonesë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23 të natës së mbrëmshme, kur tre persona me maska e armë u futën në banesën e Sali dhe Hydajet Haxhës, 82 dhe 80 vjeç, në fshatin Arrë e Madhe të komunës Luftinjë në Tepelenë, me qëllim grabitjen, duke lidhur e keqtrajtuar të moshuarit. Ndërkohë që policia ka shkuar në fshat disa orë vonesë.

Free Traffic Exchange