Rreth 4 ton marijuanë, të pakëtuara në 100 njësi kanë përfunduar të djegura, pas operacionit të policisë italiane, e cila mundësoi arrestimin e disa shqiptarëve dhe italianëve që e posedonin.
Procesi i djegies së lëndës narkotike është realizuar nga policia në Lecce të Italisë.
Siç shihet edhe në video, policia e nxjerr drogën nga makina dhe e hedh në zjarr, duke e asgjësuar atë. Droga u sekuestrua pak ditë më parë në kanalin e Otrantos.