TIRANE- Kryeministri i zgjedhur nga zgjedhjet e 23 qershorit prezantoi sot strukturën e re të qeverisë me të cilin do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Këshilli i ri i ministrave do të përbëhet nga kryeministri Edi Rama, një zv kryeministër pa portofol, dhe 19 ministra, 3 prej tyre do të jenë ministra pa portofol.
"Struktura e qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e nevojave sjumë të rëndësishme që ka vendi. Duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të ketë shumë më tepër fokus e përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetetarëve.- tha Rama.
Në fillim të muajit të ardhshëm do të paraqesim edhe përbërjën nominale të qeverisë së re dhe se numrin më të madh të posteve ministrore do e kenë gratë.