Rinumërimi i Shkodrës, Kolegji do të vendosë pas dy ditësh

2015-08-21 0

TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka shtyrë për dy ditë vendimin për rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës, duke i lënë kështu hapësirë KQZ-së të vazhdojë rinumërimin, pavarësisht se pas dy ditësh, Kolegji mund ta shpallë të pavlefshëm atë proces njësoj si për qarkun e Lezhës.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Koli Bele, njoftoi se "Kolegji, për arsye proceduriale, të kërkuara nga PR-ja, vendosi shtyrjen e vendimit për rinumërimin që po u bëhet, votave të Shkodrave, pas dy ditësh. Nuk ka ndonjë shqetësim nga PS-ja për rinumërimin që po bëhet në KQZ. Ne presim me qetësi vendimin e Kolegjit që në bindjen tonë do jetë i të njejtit standart me vendimarrjen e mëparshme lidhur me qarkun e Shkodrës.

PS-ja ka paraqitur sot ankimimin e saj për rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës, një vendim i jashtëligjshëm i marrë nga KQZ-ja, pasi ka tre ditë që ka përfunduar afati ligjor dhe njësoj si edhe për qarkun e Lezhës, vendimarrja ka qënë e paligjshme. KQZ-ja,"- përfundoi Bele, - "do ta vazhdojë ta përfundojë atë teatër absurd që ka nisur."