Prezantohet Agim Canaj, trajneri i ri i Vllaznisë

2015-08-21 5

Shkodër - Prezantohet në Shkodër trajneri i ri i ekipit të futbollit të Vllaznisë, Agim Canaj. Në fjalën e tij të parë, Canaj ka thënë se rikthehet me dëshirë në këtë qytet futbolldashës dhe tek kjo skuadër me traditë në futbollin shqiptar për të arritur objektivat që ajo do ketë në sezonin e ri. Mesditën e së mërkurës administratori i këtij klubit ka firmosur kontratat njëvjeçare me trajnerin e ri, me zëvendëstrajnerin si dhe me trajnerin e portierëve. Ata kanë vlerësuar figurën e Agim Canajt si më të mirën e mundshme për të drejtuar skuadrën në sezonin e ri futbollistik. Frenat e klubit pritet ti marrë në dorë Bashkia pas largimit të presidentit Agron Cela pasi i zgjodh deputet i LSI.