'24 dhjetori', LSDM kërkon sqarime nga Ivanovi

2015-08-21 0

LSDM-ja opozitare akoma nuk e ka të qartë nëse presidenti Ivanov ka pranuar ose jo dorëheqjen e kreut të Komisionit hetimor, Borçe Davitkovski. Për këtë shkak ata kërkojnë që presidenti Ivanov në mënyrë të qartë të informoj opinionin për statusin e Davitkovskit.

"Nga kumtesa e lëshuar për opinion, nuk ka qëndrim të prerë të presidentit, nëse e ka pranuar ose jo dorëheqjen e Davitkovskit. Aty thuhet se ai është njoftuar me dorëheqjen dhe punën e komisionit dhe se presidenti pret që komisioni t'i tejkaloj problemet. Pra akoma nuk është zgjidhur statusi andaj edhe njëherë i bëjmë thirrje presidentit që nëse ka ndërmend ta pranoj dorëheqjen e Davitkovskit atë në mënyrë decide, të qartë, dhe pa hamendje ta kumtoj pasi ajo me siguri do të hap procese të reja në vazhdim, në konsultimet mes partive politike", deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE edhe më tej mbeten në qëndrimin e tyre duke përsëritur thirrjen për vazhdim të dialogut edhe pa kryetarin e Komisionit.

"Ne përsërisim thirrjen për dialog mes anëtarëve të Komisionit dhe vlerësojmë se ajo është mënyra e vetme se si partitë duhet të sillen në mënyrë konstruktive ndaj interesave të shtetit".

Nga VMRO-ja rikujtojnë afatin 5 ditor të dhënë të hënën për vazhdimin e dialogut të Komisionit hetimor duke shpresuar që brenda këtij afati tek LSDM-ja do të vij në shprehje mirëkuptimi. Nëse kjo nuk ndodh, nuk përjashtohet mundësia që VMRO-DPMNE të inicioj ndryshime në Ligjin për Kuvendin, rregulloren për punë të kuvendit dhe Kodin penal për të cilat Komisioni hetimor veç më ka harmonizuar qëndrimet, me të cilat në të ardhmen do të pengohen incidentet në parlament të formatit të 24 dhjetorit si dhe parashohin edhe përgjegjësi penale për iniciatorët. Por nga LSDM edhe sot ritheksuan se Komisioni duhet të vazhdoj vetëm me kryetar.

"Pra meqë pushteti ka qëllim që të merret me statusin e komisionit nuk është në domenin e mundësive të LSDM-së. Ne presim që komisioni të vazhdoj me punë normale dhe me funksionim normal të udhëhequr nga kryetari i komisionit , gjithçka jashtë këtij formati të punës paraqet funksionim jashtë institucional të komisionit", deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM.

Nga presidenca sqaruan se presidenti Ivanov ka pranuar dorëheqjen e kreut të komisionit hetimor Borçe Davitkovski . Gjyltene Rexhallari