Vrau me thikë të fejuarën, Gjoshi në gjykatë: Jam penduar

2015-08-21 6

TIRANË - Në pamje i tronditur dhe me një mimikë të turbullt, Erisnik Gjoshi është paraqitur sot paradite para togave të zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet për t'u njohur me masën e sigurisë. 28 vjeçari akuzohet për vrasjen e të fejuarës së tij Anxhela Hado, 3 ditë më parë në fshatin Hekal të Tiranës.

Në sallë nuk kanë qenë asnjë nga familjarët e Gjoshit, ndërsa ai pranoi të mbrohet nga avokat Foti Rustemi.

Me të njëjtët rroba i veshur si ditën që kreu vrasjen makabër, Gjoshi i tha gjykatës se nuk ndjehej mirë dhe kërkoi të qëndroi i ulur në karrike.

Me kërkesë të prokurorit të cështjes Njazi Seferi, gjykatësi Idriz Milkurti vendosi që seanca të zhvilloj me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor ndërsa në përfundim, gjykata vlersoi të ligjshëm arrestin në flagrancë të 28 vjecarit si dhe vendosi për të një masë sigurie arrest me burg.

I penduar Gjoshi para togave të zeza pranoi krimin e kryer në banesën ku jetonte me të fejuarën e tij Anxhela Hado. Ai shpjegoi se nuk ka dashur të kryejë vrasjen, ndërsa ka ngritur një alibi se fillimisht kishte qenë e fejuara e tij që e kishte e më pas i ka marr asaj thikën dhe e ka goditur.

Ky version do të jetë pjesë e hetimeve që do të zhvillohen më tej, ndërsa Gjoshi do të përballet tashmë me drejtësinë për krimin e rëndë ku pas ndryshimeve në Kodin Penal rrezikon nga 30 vjet- deri në burgim të përjetshëm.

Të dielën e 21 korrikut, Gjoshi qëlloi tri herë me thikë të fejuarën e tij Anxhela Hadon në banesën njëkatëshe të çiftit, kur ata gjendeshin vetëm.

Fare pranë banesës së tyre gjendej edhe shtëpia dy katëshe e prindërve të Erisnik Gjoshës. 26-vjeçari kishte 3 muaj që ishte kthyer nga emigrimi, ndërsa prindërit i kishin ndërtuar banesën njëkatëshe për të pasur pranë djalin dhe nusen.