Burgu i Lezhës, Totozani: Të burgosurit u orientuan të votonin

2015-08-21 4

TIRANE - I mbipopulluar, me grupe rivale të burgosurish që zihen sa herë dalin në ajrim, me një ushqim që nuk futet në gojë pasi prej vitesh u serviret vetëm lëng fasulesh dhe me një administratë të politizuar që i orienton të burgosurit se për kë parti ta hedhin votën. Kjo është situata, sipas një raporti të detajuar të "Avokatit të Popullit" në burgun e Shën Kollit në Lezhë, raport i cili i është dërguar edhe drejtorit të përgjitshëm të burgjeve, Gazmend Dibra, si dhe kreut të këtij institucioni, Kastriot Piroli.

Sipas "Avokatit" problematikat kanë dalë nga vetë të burgosurit, në takimet që ata kanë zhvilluar me ta. "Nga intervistat me të dënuar, rezulton se Drejtori i Institucionit së bashku me Specialistin e Sigurisë në Godinën nr.2, z. Ilir Beleshi, ditët e fundit para zgjedhjeve kanë vizituar të gjitha dhomat e kësaj godine pa përjashtim, duke i kërkuar të dënuarve të votojnë një subjekt të caktuar politik. Një fakt i tillë është pranuar dhe nga vetë drejtori i institucionit në takimin përmbyllës të zhvilluar midis tij dhe Grupit të Punës së Institucionit të Avokatit të Popullit.

Sa më sipër jo vetëm mund të konsiderohet një praktikë e patolerueshme e ndikimit të funksionarit publik ndaj zgjedhësit, por kemi të bëjmë me një cënimin të drejtës kushtetuese të shtetasve sipas të cilit vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Në këtë rast e për aq sa vetë Drejtori i institucionit kërkon nga të dënuarit të votojnë një subjekt të caktuar politik pavarësisht bindjeve të tyre në këtë drejtim, indirekt vë në diskutim trajtimin me paanshmëri të të dënuarve", - thuhet në raportin e Avokatit të popullit.

Free Traffic Exchange