Elbasan, zbulohen rrënojat e një kalaje të 2-të të periudhës osmane

2015-08-21 10

Elbasan - Elbasanit i shtohet një kala e dytë. Rrënojat e këtij zbulimi kanë dalë në pah pak ditë më parë gjatë gërmimeve për rikonstruksionin e rrugës "Thoma Kalefi". Shefi i Agjensisë së Shërbimit Arkeologjik, Mariglen Memishi tregon se kalaja mendohet ti përkasë periudhës osmane, por edne nuk mund të përcaktohet koha e ndërtimit të saj.

"Karakteri i tij është një fortifikim ushtarak. Mendojmë se i përket deri më tani periudhës osmane, por si të thashë ende nuk mund të japim një datë apo një shekull të saktë, të cilës i përket ky ndërtim. Mendojmë se koha në të cilën është ndërtuar mund të jetë pasi kastrumi ekzistues i Elbasanit, kalaja e madhe ka përfunduar së funksionuari. Nuk ishte më një funksion mbrojtës, por edhe strehues për qytetin e Elbasanit dhe në këtë periudhë mund të jetë ngritur ky ndërtim", tha Shefi i Agjensisë së Shërbimit Arkeologjik, Maringlen Memishi.

Ky është zbulimi i dytë i madh në Elbasan brenda pak viteve pas zbulimit të mozaikut në qendër të qytetit. Kjo dëshmon edhe njëherë për vijimësinë e qytetërimit në Skampë.