Kreu i ri i PD-së, Basha: Do të bëjmë opozitë të fortë

2015-08-21 1

"Do të jap gjithcka me përkushtimin më të lartë ndaj jush. Do mbështetem fort te vizioni kurajo e themeluesve, e Azem Hajdarit. Do mbështetem tek energjia e militantëve dhe tek vlerat e paçmueshme të liderit historik Sali Berisha:

Basha ka falenderuar nga zemra për besimin e jashtëzakonshëm gjithë anëtarët e PD-së, të cilët i dhanë votën, për të marrë përsipër përgjegjësinë për të drejtimin e PD, të cilën ai e ka quajtur si "partia me vlerat më të larta në drejtimin e Shqipërisë, e shembjes së komunizimit, e pronës, nismës së lirë dhe sipërmarrjes, integrimit euro-atlantik dhe interesit kombëtar, të infrastrukturës rrugore dhe energjitike".

Basha është shprehur "i vetëdijshëm sa përgjegjësi e madhe është të drejtosh një forcë, që ka nisur në 1990, drejtuar nga Sali Berisha, që ka pasur elitën e mendjes, shpirtit për ta bërë të lirë dhe demokratike Shqipërinë si gjithë Europa".

"Falenderoj çdo anëtar në gjithë vendin, për përkushtimin. Të parët me parimin "një anëtar një votë" ne demokratët treguam se jemi përfaqësuesit më të denjë të vlerave të demokracisë.

Basha ka falenderuar Sokol Olldashin në këtë garë dhe ka shtuar edhe vlerat e patjetërsueshme dhe unike të PD. "Ishin dy kandidatë që shpalosëm vizionet para gjithë demokratëve. Ne nuk harrojmë, që jemi të gjithë demokratë, anëtarë të një familjeje, më të vendosur dhe më të bashkuar se kurrë".

"Me projektin tonë të fillimit të ri, PD do mbështetet fuqishëm te palca e saj, te anëtarët e saj prej vite, do dëgjojë zërin dhe kontributin e çdo anëtari të saj", ka theksuar Basha.

"Në përpjekjen time për të drejtuar këtë fillim të ri do jap gjithçka me përkushtimin më të madh dhe përgjegjësinë më të madhe ndaj jush; anëtarëve dhe militantëve të PD. Do mbështetem fort te vizioni, kurajoja dhe qëndresa e Azem Hajdarit, te energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve të paepur, te përvoja e dhjetëra drejtuesve të PD sot dhe ndër vite, do mbështetem te pasuria e paçmueshme e vlerave dhe lidershipit historik, Sali Berishës", ka theksuar kryetari i ri i PD-së.

Ai ka shtuar se me militantët do t'i japim krah fitoreve tona të ardhshme." Detyrat që na presin nuk janë të lehta, sfidat janë të mëdha. Gjatë rrugës tonë kemi treguar se sa herë kemi qenë të bashkuar të vendosur jemi përballuar me sukses dhe kemi fiituar. Opozitë të fortë, ballore dhe alternative. Për çdo problem, sektor shqiptarët do shohin aletrnativën", ka premtuar Basha.

Ai ka shpjeguar se do jemi çdo ditë kudo, me të përndjekurit, pronarët, botën akademike, gratë shqiptare, rininë, të moshuarit, pakicat, në krah të çdo qytetari që ndihet i përndjekur nga pushteti i votave të vjedhura".

Pasi e ka cilësuar PD-në parti të taksave të ulëta dhe konkurrencës së ndershme, ai ka kërkuar ta nisim rrugëtimin tonë së bashku, me ballin lart për vlerat tona, për të shkuarën, misionin tonë dhe t'u japim shqiptarëve jo vetëm një opozitë të fortë: Ta kthejmë PD në udhëheqje të projektit tonë! Zoti na ndihmoftë! Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqipta...