Plazhi i Shëngjinit, pushuesit ankohen për mbetjet urbane

2015-08-21 1

Lezhë - Ndonëse plazhi i Shëngjinit frekuentohet çdo vit nga pushues vendas e të huaj, komuna sërish nuk ka marrë masa për të vënë në dispozicion të pushuesve banjo publike. Ky shqetësim është ngritur nga vetë pushuesit, të cilët vazhdojnë të nxjerrin në pah edhe problemin e mbetjeve urbane që gjenden në zonën turistike vend e pa vend.

"Janë disa mbeturina që e bëjnë të pahijshme edhe pushimin. Shërbimet janë në nivel, por mund të jenë edhe më të mira", shprehen pushuesit për A1Report.

Shëngjini eshte kthyer në një atraksion turistik mjaft të pëlqyer në këtë sezon turistik, por mungesa e vemendjes nga ana e komunës duket se po i largon pushuesit nga kjo zonë bregdetare.