Komiteti i Helsinkit në Maqedoni në një raport të publikuar ka akuzuar institucionet për mungesë të gatishmërinë për përballjen me dhunën. Gjatë 5 muajve të fundit janë regjistruar mbi 50 raste të dhunës, akte këto që mund të vazhdojnë nëse nuk ndërmerren masa për parandalimin e tyre. Në mesin e incidenteve përmendet edhe rasti me shtëpinë e alfabetit shqip në Manastir e cila brenda 3 muajve u sulmua dy herë. Drejtorja e komitetit Uranija Pirovska thotë se policia nuk po punon sipas etikës dhe standardeve policore dhe madje i jep legjitimitet dhunës me mos zbardhje të rasteve
"Fjalia e zakontë të cilën ministrja për punë të brendshme pëlqen shumë ta thotë në çdo situatë është se Ministria për punë të brendshme po i merr të gjitha masat dhe veprimet e duhura që janë në kompetencat e sa. Dhe kaq. Ajo që brengos është se me këtë jepet shenjë se dhuna ka legjitimitet, se dhuna mundet të vazhdojë, se kryerësit e veprave mund të kalojnë pa u ndëshkuar", deklaroi Uranija Pirovska, drejtore e Komitetit të Helsinkit.
Drejtori i shtëpisë së alfabetit në Manastir tha për Alsat tha se ata vetë po merren me çështjen e sigurisë sepse me shpeshtimin e sulmeve nuk ndjehen më të sigurt.
"Në moment neve angazhuam një agjension për siguri, vendosëm edhe alarm brenda në muze. Janë vendosur të gjitha ato pajisjet teknike që duhet ashtu që tani në moment të gjithë objektin e siguron një agjenci sigurimi", u shpreh Gazmend Hoxhaj, drejtor i Shtëpisë së Alfabetit.
Ndryshe të dhënat e Komitetit të Helsinkit mbi incidentet në vend u publikuan me rastin e ditës ndërkombëtare të dhunës të nxitura nga urrejtja. Ferikan Iljazi