BDI e PDSH përplasen rreth pr/ligjeve për mediat

2015-08-21 1

Ligji i mediave dhe shërbimeve audio dhe audiovizuale ka përplasur sot dy subjektet politike shqiptare BDI e PDSH. E para në mbrojtje të projekt ligjeve me arsyetimin se janë në harmonizim me legjislaturën evropiane, derisa opozita me kritika të ashpra se qeveria me propozimet e ofruara tenton të kontrolloj mediat.

"Me anë të këtyre dy ligjeve, ligjit për media dhe ligjit për shërbime audio-vizuele, tentohet të bëhet transponomi i legjislatives së BE-së dhe rekomandimeve dhe sugjerimeve të këshillit të Evropës dhe ët institucioneve tjera relevante këshillëdhënëse në këtë lëmi dhe natyrisht tentohet edhe t'iu përgjigjet me anë të akteve normative adekuate sfidave bashkëkohore të cilat i sjellë jeta mediatike", dekalroi Nexhati Jakupi, koordinator I BDI-së.

"Është fakt se në Maqedoni prej kur qeverisë ky koalicion BDI-VMRO nuk kemi medium të pavarura. Këtë e thonë edhe shumë institucione ndërkombëtare nëpër raportet e tyre që kanë të bëjnë me ndjekjen e situatës së mediumeve në Maqedoni, duke filluar nga Komisioni Evropian, Stejt Departamentit amerikan, Fridom Hous, Reportetët pa kufi dhe shumë institucione tjera ndërkombëtare që Maqedoninë e radhisin me vendet totalitare. Me këto propozim ligje përfundimisht vuloset në fund të listës Maqedonia në sferën e mediumeve. Këto ligje legalizojnë censurën, kontrollin e qeverisë ndaj mediave dhe terin informativ", u shpreh Bekim Fazliu, deputet I PDSH-së.

Akuzat e Fazliut hidhen poshtë nga Nexhati Jakupi i BDI-së, sipas të cilit ligji mbanë politikën larg mediave.

"Me vet faktin që në ligj jemi munduar që në tërësi të inkorporohen, direktivat e Unionit Evropian për shërbime audiovizuele dhe në anën tjetër rekomandimet e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, unë mendoj se në tërësi është përjashtuar ndikimi i pushteteve publike në media", tha Nexhati Jakupi, koordinator I BDI-së.

Projekt ligjet pritet të kalojnë leximin e parë dhe para se të vazhdojnë procedurën e miratimit në fazë të dytë do të hidhen në debat publik. Shërbimet e parlamenti njoftojnë se leximi i dytë pritet pas pushimeve vjetore. Projekt ligjet për mediat janë kundërshtuar nga shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Qendra për zhvillimin e Mediave dhe Instituti maqedonas i mediave, me arsyetimin se ndryshimet e fundit janë vetëm kozmetike dhe nuk përmbajnë vërejtjet e tyre dhe të Këshillit të Evropës. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange