Deklaratat kontradiktore të Berishës për rezultatin e zgjedhjeve

2015-08-21 3

Tiranë - Kush mendoi se procesi zgjedhor në Shqipëri, për herë të parë shkoi normalisht, është nxituar.

Edhe pse 3 ditë pas 23 qershorit kryetari i dorëhequr i PD, Sali Berisha deklaroi se pranon verdiktin e popullit sot ai bën një tjetër deklaratë, ku thotë se rezultatin nuk do e njohë pa bërë transparencë.

Deklarata më 26 qershor 2013

"Sot jam para jush për një mesazh, por dua të theksoj një mesazh pak të vonuar për faktin e vetëm se kam dashur të respektoj punën me vetëmohim të madh të komisionerëve tanë në numërimin e votave, proces i cili po shkon në kutitë e fundit.
Deklarata më 22 korrik 2013
"Ju më thoni që të vjedhim bashkarisht. Midis atij që vjedh dhe atij që asiston, më i lig është ai që asiston", tha Berisha.

Pasi njohu rezultanin, në daljen për shtyp të 26 korrikut i uroi sukses kryeministrit të ri.

"Në këtë rast duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve i uroj kundërshtarit, fituesit të zgjedhjeve mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroj që qytetarët shqiptarë të gëzojnë një jetë gjithnjë e më të mirë. Kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha forumet e mia në PD, të jem thjesht njëri prej jush, anëtar i PD dhe deputet i saj", deklaroi kryeministri në ikje.

Ndërsa sot pasi votoi për kreun e ri të PD-së deklaroi:

"Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur".

Po të kundërtën e kësaj deklarate e ka bërë më dt.23 qershor ku ka pranuar se do të njoh çdo rezultat:

"Deklaroj këtu se PD është e vendosur të respektojë verdiktin e sovranit pa asnjë lloj hezitimi".

Por me çfarë statusi nuk do i njohë zgjedhjet Berisha i cili sot është një anëtar i thjeshtë i PD-së dhe asgjë më shumë.

Pse këto deklarata Berisha i bën pikërisht sot kur është hapur gara për zëvëndësuesin e tij.

Kjo ka një përgjigje dhe e vërteta qëndron në zallamahinë që Berisha ka krijuar dhe po çon deri në fund, ku A1Report ka zbuluar se në fletën e votimit për kryetarin e ri të PD-së fshehtësia e votës nuk ezkziston dhe vota e çdo anëtari është e identifikueshme.


Çdo fletë votimi ka një numër serie çka identifikon çdo votues se si e për kë ka votuar.

Ky proces bëhet akoma më grotesk ky Berisha akuzon mazhorancën e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit për manipulimi, ku në votimin e sotëm të PD-së për kryetarin manipulimet dhe fshehtësia e votës është e e dallueshme si nata me ditën.