Berisha: Nuk njoh rezultatin pa rinumërim të çdo vote

2015-08-21 2

"Por, jam këtu gjithashtu sot për t'i thënë Z.Edi Rama në mënyrën më të prerë dhe më të hapur.
Mos bëj gabimin fatal për të bllokuar numërimin e votave!
Sali Berisha ka njohur rezultatin siç u shpall fillimisht. Sali Berisha do të njohë çdo rezultat që del nga numërimi i ndershëm i votave. Ta dijë mirë se nuk do të gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi dhe mashtrimi i votës. Ai nuk mund të jetë kurrë Kryeministër që me një thes votash të vjedhura të përfaqësojë Shqipërinë, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë.
Thirrja është një dhe vetëm një, të numërohet çdo votë dhe unë absolutisht të respektoj njëlloj si atë që është pro dhe ajo që është kundër. Dhe unë e faktova këtë me qëndrimin tim dhe besoj se bëra atë që kërkonte vendi im.
Por vendi im kërkon, qytetarët e mi kërkojnë që çdo fletë votimi të rinumërohet dhe asgjë të mos qëndrojë mbi krimin, drogën dhe kartelin e saj.
Ajo që ne pamë në 14 qendrat e Lezhës është fytyra më e shëmtuar në zgjedhjet e 23 viteve të fundit.
Ka qenë "Dushku", por "Dushku" ishte një teknikalitet amoral, kurse kjo është një vjedhje manuale me duar të pista, me pare të pista,me qytë revolveri dhe me të gjitha mjetet.
Është në interesin më të mirë të Kryeministrit të ardhshëm, është në interesin më të mirë të çdo qytetari që të bëjnë këtë transparencë për ndryshe.
Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur.

Free Traffic Exchange