Basha: Votimi për kreun e PD procesi i parë i vërtetë, jo fals

2015-08-21 4

TIRANË - Ka votuar pranë selisë së Partisë Demokratike edhe kandidati në garën e sotme për kryetarin e kësaj partie, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

"Procesi në tërësi ka shkuar mirë. Pjesëmarrja e lartë. Falenderim të thellë për anëtarët dhe militantët e PD, pjesëmarrjen në këtë proces të pashoq, procesi i parë i vërtetë, jo fals, i partisë më të madhe në vend me parimin "një anëtar një votë", ka theksuar Basha.

Ai ka falenderuar anëtarët e PD për shpirtin demokrat, vlerat, idealet e këtij shpirti, që mori vlera gjatë qëndresës sonë dhe që që i përçon këto vlera dhe këto ditë, duke iu treguar mirë kolegëve dhe kundërshtarëve politkë atë që ne dimë të bëjmë më mirë se kushdo tjetër vlerat e demokracisë, vlerat e votës dhe shprehjes me votë".

E PATOLERUESHME VJEDHJA E VOTAVE NË 23 QERSHOR
Basha ka mbajtur qëndrim edhe për rinumërimin e votave problematike në qarkut Lezhë, duke theksuar se këto ditë është rasti kur rrezatojnë vlerat tona përballë anti-vlerave të turpshme, me diskreditimin që i bëhet sot vendit nëpërmjet vjedhjes dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, siç provojnë kutitë e Lezhës dhe sidomos prej tentativës së Ramës të bllokojë procesin, por pa i mohuar çdo shqiptari në të shohë në dritën e diellit mëkatin jo të padënueshëm.

"Kjo është e patolerueshme, e papranueshme në mes të Europës dhe në vende të diktaturave. I bëj thirrje PD-së, mbështetësve tanë të qëndrojnë fort në këtë çështje, pasi nuk është çështje e PD, por e identitetit tonë si europianë, si shqiptarë. Ne s'mund të fshehim këto akte banditeske dhe kriminale në rapot me një numër jo të vogël qendrash votimi. Të dënohen një orë e më parë këto akte të shëmtuara, kjo barbari".

Free Traffic Exchange