Kërcënimi i 17-vjeçarit: Do t'ia vras fëmijët, po s'e dënoi shteti

2015-08-21 0

TIRANE - Roxhes Gjiza djali 17-vjeçar i Artur Gjiza, i cili u masakrua mbrëmjen e së shtunës, rrëfen për "Shqiptarja.com" se si i vranë babain në sy të tij dhe vëllait 13-vjeç. Ai kërkon që drejtësia të vihet në vend për të dy bashkëshortët vrasës, që i morën jetën babait të tij. " Besimi nxorri thikën nga brezi dhe më qëlloi mua në krahë me thikë. Pastaj kur erdhi babai im e qëlloi dhe atë dy herë po me thikë.

Në fillim e qëlloi në shpinë , më pas ja nguli thikën në bark. Ndërsa gruaja e tij kishte një sëpatë me vete, që e mbante në çantë. E nxorri nga çanta sëpatën dhe masakroi babain tim. Unë kërkoj që shteti të marrë masa për të dy vrasësit dhe të dënohen që të dy. Sepse nëqoftëse shteti nuk merr masa unë vetë me duar e mia do t'ia vras fëmijët" thotë 17-vjeçari, djali i madh i Arturit.