'Komisioni', vazhdojnë përplasjet mes VMRO-së dhe LSDM-së

2015-08-21 0

Ping-Pong mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së sa i përket bllokimit të punës së Komisionit hetimor. Nga VMRO-DPMNE fajin e adresojnë tek LSDM-ja. Pikërisht Nikolla Gruevski deklaroi sot se komisioni ishte në përfundim e sipër me sukses të punën e tij, deri në momentin siç u shpreh ai, kur në sipërfaqe u shfaq hija, duke aluduar në ish kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovski. Pikërisht Cërvenkovskin apostrofoi sot Gruevski, si bllokues të punës së Komisionit.

"Mund të them se puna e Komisionit shkoi shumë mirë gjithnjë deri sa nuk ishte paraqitur një hije nga e kaluara e LSDM-së e cila praktikisht me aktivitetet e saj e ndërpreu punën e komisionit, e bllokoi përmes instalimeve të tij në atë parti. Kjo sipas parashikimeve të mia, ishte shkaku kryesor që komisioni nuk përfundoi punën me sukses. Ai person ishte në pushim vjetor, punët shkonin mirë dhe komisioni përfundoi mbi 90 % të punëve. Me kthimin e tij dhe aktivitet e tij destruktive si gjithnjë, praktikisht u paraqitën shenjat e problematizimit të gjithçkaje që është pjesë e karakterit të tij, dhe më pas bllokadë e gjithçkaje, duke çuar edhe në tërheqjen e kryetarit të komisionit. A do të vazhdojmë apo jo, vullneti ynë është që të vazhdojmë, kuptohet në rast se ka vullnet edhe nga ana e tyre. Dëshirojmë të vijmë deri tek zgjidhja", deklaroi Nikolla Gruesvki, kryeministër.

Gruevski konfirmon bisedën me Zaevin dhe thekson se ai përballet me probleme brenda partiake dhe se nuk kontrollon një pjesë të madhe të subjektit që drejton.

"Unë kisha bisedë telefonike me Zotin Zaev. Para disa ditëve ne u morëm vesh që komisioni të vazhdojë edhe pa Davitkovskin. Megjithatë, po shoh tani, po paraqitet zëri i dytë, zëri i hijes së LSDM-së i cili mungoi nga aktivitete e LSDM-së derisa ishte në pushim vjetor. Mendoj se zoti Zoran Zaev duhet t'i pastroj punët së pari brenda partisë, shihet qartë se nuk ka kontroll të plotë ndaj LSDM-së, nuk do të thosha që s'ka kontroll plotësisht por në një pjesë të madhe nuk ka kontroll, në rast se këtë çështje e zgjidhë. Mendoj se tek ai personalisht ka vullnet që të zgjidhen problemet, ka dëshirë, por njeriu ballafaqohet me probleme të mëdha brenda partisë së tij", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Ndërkohë nga LSDM-ja sërish u shprehën sot të prerë se Komisioni pa kryetar nuk mund të vazhdoj punën. Nënkryetari Mançevski i bëri thirrje presidentit që të fillojë procesin e konsultimeve me partitë politike në drejtim të zhbllokimit të Komisionit hetimor.

"LSDM-ja i respekton plotësisht obligimet e saj të ndërmarra me marrëveshjen e 1 marsit. I bëjmë thirrje presidentit Ivanov, duke pasur parasysh se ai ka formuar këtë komision, të fillojë procesin e konsultimeve me të dyja partitë politike, me qëllim kapërcimin e krizës së punës së Komisionit. Marrëveshje për punën e komisionit pa kryetar të tij, nuk ekziston absolutisht", u shpreh Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Nga ana tjetër, edhe Brukseli pret që Komisioni për ngjarjet kuvendore të 24 dhjetorit të vazhdojë pun...