Gara në PD, Olldashi e Basha vijojnë sulmet ndaj qeverisë së re

2015-08-21 0

TIRANE- Sulmet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim vijojnë të jenë kryefjala e takimeve të kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili ka vijuar takimet me anëtarët në qytetin e Tiranës.

Olldashi u ndal gjithashtu edhe tek nevoja e vendosjes së një standardi të ri në mardhënien mes drejtuesve dhe antarëve të partisë.

"Ne kemi nevojë të modifikojmë atë që është lidhja bazë e modelit politik të partisë me qelizën e vet. Dhe qeliza e një strukture gjigande sikurse është PD ëshët anëtari i thjeshtë. Rivitalizimi i PD nis me rivendosjen e marrëdhënies mes nivelit politik të partisë dhe anëtarit më të fundit të kësaj partie", tha Olldashi.

Ndërkohë, rivali i tij politik nga Fieri ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë në ardhje dhe premtimeve të saj.

"Deklaruan 300 mijë vende pune. Në fakt hynë në garë me njëri-tjetrin se kush sjell më shumë militantë, por nuk kanë ndërmend të na ofrojnë asnjë politikë se si do të punësojnë 300 mijë shqiptarë. Një nga premtimet e para që po shkelmojnë është taksa progresive dhe heqja e taksës për 95 % të shqiptarëve", tha Basha.

Basha ndër te tjera theksoi së vetëm të bashkuar dhe të organizuar mund të rrëzojnë të majtën nga pushteti.

Free Traffic Exchange