LSDM-VMRO përplasen për Komisionin Hetimor

2015-08-21 0

Dallimet mes anëtarëve të Komisionit hetimor se është shkelur apo jo kushtetuta gjatë largimit me dhunë të gazetarëve nga salla e Kuvendit, të deputetëve opozitarë dhe me pengimin që deputetët të kryejnë punë e tyre, kanë detyruar kreun e komisionit hetimor Borçe Davitkovski që të parqes dorëheqjen e ti dhe me këtë të bllokohet edhe puna e komisionit hetimor. Lubomir Fërçkovski në cilësinë e anëtarit të Komisionit, thotë se mungon vullneti politik për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Derisa anëtari tjetër Ilija Dimovski, deklaron se me ose pa Davitkovskin komisioni do të vazhdoj punën. Sipas tij kjo është arritur gjatë një bisede telefonike të realizuar mbrëmë mes kryeministrit Gruevski dhe liderit opozitarë Zoran Zaev.

"Bëhet fjalë për mungesë të vullneti politik që Komisioni të hyjë në realizimin e mandatit të saj, që iu caktua me marrëveshjen e marsit,dhe kjo është pjesa ku Komisioni obligohet të debatoj rreth kushtetutshmërisë së ngjarjeve. Do të thotë shmangja e debatit rreth kushtetutshmërisë është problemi kryesor që bllokon komisionin. Kualifikimi juridik i kushtetutshmërisë do të thotë vallë nëse me largimin e gazetarëve dhe deputetëve dhe pengimin e deputetët të kryejnë punën e tyre, është shkelur kushtetuta dhe cila dispozitë kushtetuese", tha Ljubomir Fërçkovski, anëtar i Komisionit hetimor.

"Neve na vjen keq për gjendjen aktuale, gjegjësisht dorëheqjen e paralajmëruar të kryetarit të Komisionit Hetimor. Dëshiroj t'ju informojë se mbrëmë, kryetari i VMRO-DPMNE-së realizoi një bisedë telefonike me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, Gjatë bisedës telefonike kryetarët u dakorduan që Komisioni Hetimor të vazhdojë me punimet, pa dallim ngjarjeve pasi ajo ka kuorum, ka legjitimitet politik që të përfundojë me obligimet. Ne mbetemi të përkushtuar në këtë punë dhe pranojmë çdo iniciativë që do të jepet dhe ju tregova se edhe kemi iniciuar gjatë ditës së kaluar gjatë bisedës mes Gruevskit dhe Zaevit që Komisioni menjëherë të vazhdojë me punë", deklaroi Ilija Dimovski, anëtar i Komisionit hetimor.

Për analistin Mersel Bilalli raporti duhej të pasqyronte gjendjen reale, por mungesa e kapacitetit demokratik dhe mospranimi i fajit, qoftë edhe minimal, sollën deri te ajo që të bllokohet puna e komisionit.

"Të gjitha regjimet të cilat nuk kapacitet demokratik apo nuk kanë vullnet për një kapacitet të tillë, bazohen në dy segmente: satanizimin e prodhuar të kundërshtarit politik dhe mospranimi i fajit, qoftë edhe minimal. Dhe e gjithë kjo ka për pasoj bllokimin e përgjithshëm të procesit edhe integrues por edhe zhvillimor. Raporti i Komisionit duhej të ishte një ballansim real ku nuk ka fitues dhe humbës, por propozohet gjendja reale. Por pushteti është ai i cili nuk dëshiron asnjë mikron të humbjes të prezantohet në të", tha Mersel Bilalli, profesor universitar.

Sipas Bilallit bllokimi i punës së Komisionit nuk e fut vendin në krizë ngase prej kohësh jemi në një krizë politike, por duhet gjetur modalitet se si të dilet nga kjo kri...